Është hapë tregu mobil në Deçan falë bashkëpunimit të GLV ,,Gjeravica’’dhe GIZ-Cosira nga Gjermania

Në bashkëfinancim më Komunën e Deçanit GLV ,,Gjeravica’’dhe  GIZ-i Gjerman kanë mundësuar që fermerët e Komunës së Deçanit të kenë një treg mobil. Ky treg mobil është hapur të premten në praninë e  zyrtareve komunal dhe përfaqësuesve të GIZ-it. Se ky treg do të jetë në  shërbim të fermerëve të komunës së Deçanit kjo e dëshmon me hapjen e tij, ku të pranishëm ishin edhe një pjesë e konsiderueshme e fermerëve. GLV”Gjeravica” është duke implementuar projektin “Tregu Mobil i Prodhuesve Bujqësor në Rajonin e Drinit”, i bashkëfinancuar nga Agjencioni Gjerman për Zhvillim Ndërkombëtar- programi GIZ-Cosira dhe komunat e Deçanit, Pejës dhe Istogut. Ky projekt ka për qëllim që të i ndihmoj të gjithë prodhuesit bujqësorë të komunave të këtij rajoni, duke u mundësuar shitjen dhe promovimin e prodhimeve të tyre në hapësirat më të frekuentuara mu  në qendrat urbane si dhe në pikat më të frekuentuara turistike të këtyre komunave. Gjithashtu projekti ka për qëllim edhe ofrimin e mundësive të furnizimit të konsumatorëve vendor, turistëve, tregut dhe restoranteve me prodhime të freskëta vendore. Përmes këtij projekti janë ofruar shtande-tavolina shitëse dhe promovuese për prodhime bujqësore. Për rendësin e këtij projekti kanë folur koordinatori i projektit Musë Mushkolaj, përfaqësuesja e GIZ-it Gjerman Elena Lauch dhe drejtori i drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik Betim Mataj. Më ketë rast bartësit e këtij projekti ftojnë të gjithë prodhuesit bujqësor të  komunës së Deçanit që të kontaktojnë me Drejtorinë Komunale të Bujqësisë dhe të marrin lejet e shfrytëzimit të këtyre  pikave shitëse dhe më pastaj të fillojnë me shitjen e prodhimeve të tyre. Gjithashtu ftojmë edhe konsumatorët, që të shfrytëzojnë ofertat e prodhuesve vendor për nevojat e konsumit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …