leoni

Kryetari Begaj uron nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, uron nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018. Sot fillon dita e parë e shkollës për të gjithë nxënësit, por emocioni më i veçantë është për ata fëmijë që sot provojnë ndjesinë e të qenit nxënës për herë të parë, si dhe gjimnazistë në klasën e dhjetë. Me shumë ndjesi urojmë të gjithë trupën mësimore në çdo shkollë të Komunës së Malishevës, e cila me profesionalizëm dhe përkushtim për punën, do të mundësojë edhe këtë vit shkollor një shërbim arsimor më cilësor për fëmijët e besuar në duart e tyre. Ky vit shkollor do t’i ofrojë nxënësve të klasave të para, gjashta dhe të dhjeta, risi pasi  do të mësojnë me kurrikulën e re të zbatuar në kompetenca. Çdo angazhim dhe përkushtim, kanë vetëm një qëllim kryesor, cilësinë. Komuna e Malishevës, do të ofrojë gjithë bashkëpunimin dhe angazhimin e mundshëm për një mbarëvajtje sa më korrekte të procesit mësimor, duke pasur si partnerë më të mirë prindërit dhe komunitetin, kjo në kuadër të nismës “Shkolla qendër komunitare”, Le të punojmë për të edukuar qytetarë të denjë, për të mësuar nxënës të shkëlqyer, për të pasur institucione arsimore  në  shkallshmërinë e  shkollave më të mira në Republikën e Kosovës. Kështu do kemi kryer detyrën tonë si prindër, mësues e punonjës, përfundon urimi i Kryetarit të komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2017-2018.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …