Izaora Çollaku: Hapet konkursi letrar “Frymoj në letër”

Izaora Çollaku: Hapet konkursi letrar “Frymoj në letër”

“Frymoj në letër” është aktiviteti i radhës i cili do të organizohet nga Ideartë! (www.unejamidearte.com) Një konkurs letrar, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë personat që kanë dhunti të shkruarin, pa limit moshe, me synimin e vetëm të promovuarit e talenteve në fushën letrare.

Në këtë garë të artit të fjalës, mund të aplikojë çdo shqiptar që ka pasion, thjeshtë, duke dërguar në postën elektronike: [email protected] emrin, datëlindjen dhe qytetin ku jeton, bashkëngjitur punimit të tij. Konkursi është i hapur në tre kategori: ese, prozë, poezi, ku një person mund të konkuroj edhe në të trija hapësirat njëherësh.

Faza e parë, ajo e aplikimit, ka afat deri në datën 20 shtator. Pas kësaj date do të njoftohen të gjithë të përzgjedhurit për të qenë pjesëmarrës në mbrëmjen poetike, e cila do të zhvillohet në fund të muajit shtator në qytetin e Peqinit. Për aplikantët nga trojet, do të bëhet e mundur shpërndarja e certifikatave mirënjohëse me anë të Postës Shqiptare!

“Frymoj në Letër është një aktivitet i rradhës organizuar nga Ideartë, që synon të nxisi krijimtarinë, çdo njeri lind artist prandaj i kërkoj të gjithëve të gërmojnë thellë brenda vetes dhe atë çfarë ndjejnë ta pasqyrojnë në letër,” tha Ermir Cani, bashkëthemelues i shoqatës Ideartë.

“Ky konkurs letrar është një mundësi e mirë ku të rinjtë mund të shfaqin talentin e tyre në të shkruar. Në të njëjtën kohë, zhvillon aftësinë e të shprehurit lirshëm, duke i nxitur ato të ecin edhe më tej drejt rrugës së krijimit artistik. Besoj se ky do te jetë një shans i mirë për të gjithë pjesëmarrësit,” tha Patricia Vogli, pjestare e Ideartë.

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi: Kosovë dil priti bijtë tuaj

…  në çdo përvjetor, rënien tuaj burrërore kujtojmë!…   1. Kosovë dil priti bijtë tuaj priti se …