Kryetari Ekrem Kastrati takoi ekipin e përformancës komunale dhe zyrtarët administrativ

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me koordinatorët, Hafir Rexhaj dhe Arsim Morina, sot takuan ekipin e përformancës komunale dhe zyrtarë të administratës të drejtorive dhe sektorëve komunal.

Në këtë takim u bisedua për zbatimin e VENDIMIT: PËR THJESHTËZIMIN E SHËRBIMEVE NË KOMUNËN E MALISHEVËS.

Pra ky vendim synon thjeshtimin e shërbimeve të cilat ofrohen nga drejtoritë përkatëse dhe sektorët e administratës në Komunën e Malishevës, në të gjitha rastet kur qytetari bën kërkesë për një shërbim administrativ, për nxjerrjen e të cilit kërkohet një dokument që lëshohet nga e njëjta drejtori apo nga një drejtori tjetër të komunës, zyrtari përkatës i komunës obligohet që dokumentin e tillë të mos e kërkojë nga pala.

Një pjesë e thjeshtimit të dokumenteve për shërbimet e qytetarëve do të jenë si më poshtë të pasqyruara në vendimin PËR THJJESHTËZIMIN E SHËRBIMEVE NË KOMUNËN E MALISHEVËS, ku ky dokumente lehtëson qytetarin dhe institucionin nga BARRA ADMINISTRATIVE.

Ky vendim hyn në fuqi dhe zbatohet nga data 01 janar 2025

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …