Kryetari Elezaj priti zyrtarët e Kompanisë “Hidrodrini”

Çështja e furnizimit më ujë të pijshëm në qytetin e Klinës dhe fshatrat si dhe kanalizimi, kanë qenë temë e takimit në mes të kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe përfaqësuesve të Kompanisë Rajonale “ Hidrodrini”, Agron Tigani, kryeshef  Ekzekutiv, Burim Basha, kryetar i Bordit, Skënder Veselaj, anëtar i bordit dhe Halil Berisha, udhëheqës i njësisë së Hidrodrinit në Klinë. Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe drejtori i Shërbimeve Publike e Emergjente, Ibër Elezaj, zyrtarët e Kompanisë “Hidrodrini”, kanë njoftuar për gjendjen e përgjithshme të furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën e Klinës dhe investimet që janë duke u bërë në këtë drejtim. Ndër të tjera u tha se është duke u realizuar projekti i CDI-së për furnizim me ujë të pijshëm në 7 lokalitete ku pritet edhe vendosja e pompave dhe ujëmatësit për të funksionalizuar në tërësi projektin që parashihet të kryhet në muajin mars. Kryetari Elezaj, ka treguar se kërkesat e qytetarëve për zhbllokim të kanalizimeve janë të shumta dhe duhet dilet në ndihmë. Po ashtu, ai tha se ka ankesa edhe për furnizim të rregullt me ujë në disa lokalitete. “Për çdo projekt që realizohet në Komunën e Klinës, kanalizim dhe ujësjellës, do të kërkoj garancion. Për këtë njëherësh do të kërkoj edhe përgjegjësi. E kam iniciuar një projekt për studimin e fizibilitetit për trajtimin e ujërave të zeza për të parë mundësinë e zgjidhjes së këtij problemi. Qeveria lokale është e përkushtuar që të ofrojë ujë të pijshëm për qytetarët dhe për këtë do ta keni mbështetjen tonë”, ka thënë kryetari Elezaj. U diskutua rreth cilësisë së ujit të qytetit të Klinës. Zyrtarët e “Hidrodrinit”, kanë kërkuar bashkëpunim në realizimin e projekteve të ujësjellësit dhe kanalizimeve në mënyrë që të mos dalin probleme në të ardhmen. Elezaj, premtoi mbështetje kësaj Kompanie dhe pohoi se Klina është duke shqyrtuar edhe alternativat tjera për furnizim me ujë të pijshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …