Kryetari i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier u zgjodh nga Parlamenti edhe për një mandat të dytë në këtë post

Kryetari Federal gjerman, Frank-Walter Shtainmajer i përcolli kryetarit, Bajram Begaj urimet e Gjermanisë për Festën e Pavarësisë

Kryetarë Federal gjerman Frank-Walter Shtainmejer i përcolli kryetarit  Bajram Begaj urimet e Gjermanisë për Festën e Pavarësisë. Para vizitës së tij që do të zhvillojë të enjten dhe të premten në Tiranë, Shteinmeier shprehet se Shqipërinë dhe Gjermaninë i lidh një partneritet i ngushtë, në nivel dypalësh dhe si vende aleate të NATO-s. “Gëzohem që përmes nisjes së bisedimeve të anëtarësimit këtë korrik Shqipëria ka bërë edhe një hap historik drejt Bashkimit Evropian”, thekson Presidenti Steinmeier në mesazhin e publikuar nga Ambasada gjermane në vendin tonë. Ai deklaron se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë në mënyrë aktive vendin tuaj në këtë rrugë si mik dhe partner. “Uroj për ju dhe bashkëkombësit tuaj mbarëvajtje personale dhe një të ardhme në paqe, liri dhe mirëqenie”, përfundon mesazhi i Presidentit gjerman. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …