Kryetari Haliti dhe Kryesuesi Pira vizituan nga afër punimet në realizimin e disa projekteve në Pozheran, Çifllak dhe Tërpezë

Në shumë lokalitete të komunës së Vitisë, po realizohen projekte të shumta. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, kanë vizituar punimet në disa projekte. Në fakt ata nga afër kanë vizituar Pozheranin ku kanë shikuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objekti të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” si dhe në ndërtimin e stadiumit në këtë lokalitet. Gjithashtu ata kanë vizituar punimet në çerdhen e re publike në Çifllak si dhe ndërtimit të objekti të ri të Ambulantes së Mjekësisë Familjare në Tërpezë të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …