DELEGACIONI I KOMUNËS SË VITISË VIZITOI SPITALET PUBLIKE NË SAINT-JULIEN-EN-GENEVOIS DHE ANNECY

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshën e Arsimit, znj. Arta Alidema-Ajeti, të shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Saint-Julien-en-Genevois, z. Laurent Mivelle, përfaqësues dhe udhëheqës të shoqatës “Iliria”, si dhe këshilltarja e deleguar e Saint-Julien-en-Genevois, znj. Minavere Bislimi, zhvilluan vizita zyrtare në dy spitale publike, në Saint-Julien-en-Genevois dhe Annecy.

Delegacioni u prit nga drejtuesit e institucioneve spitalore dhe përgjegjësit e reparteve dhe shërbimeve specialistike. Gjatë këtyre vizitave u prezantuan nga afër organizimi dhe funksionimi i shërbimeve shëndetësore, mënyra e trajtimit të pacientëve, kapacitetet infrastrukturore, hapësirat spitalore, si dhe pajisjet dhe teknologjia mjekësore në dispozicion.

Delegacioni i Komunës së Vitisë, i udhëhequr nga kryetari z. Sokol Haliti, shprehu mirënjohjen e veçantë për mikpritjen dhe respektin e treguar gjatë kësaj vizite, si dhe për bashkëpunimin dhe përkushtimin e institucioneve shëndetësore të këtyre spitaleve.

Falënderim i veçantë iu shpreh drejtuesve dhe stafit të të dy spitaleve për kujdesin dhe trajtimin e ofruar ndër vite për shumë pacientë nga Komuna e Vitisë, por edhe nga komuna të tjera të Republikës së Kosovës.

Kjo vizitë përbën një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, me synim avancimin e mëtejshëm të shërbimeve shëndetësore dhe thellimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona.

Kontrolloni gjithashtu

Dëgjimi Publik për Rregulloren për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa Komunale, do të mbahet më 30 shtaor

Komuna e Malishevës njofton se Dëgjimi (kosnultimi) Publik për Rregulloren për Taksa, Tarifa dhe Ngarkesa …