Kryetari Haliti: Fëmijët me sindromën Down duhet të trajtohen dhe t’u ju jepen mundësi të barabarta

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sindromit Down, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti theksoi se, Komuna e Vitisë, do të mundohet që të krijoj mundësinë për trajtim të barabartë si dhe kushte të mjaftueshme dhe të domosdoshme për shkollimin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve të prekur me këtë sindromë. “Fëmijët me sindromën Down, do të gëzojnë të gjitha të drejtat, në mënyrë që të kenë jetë të pavarur, përmes mbështetjes së aftësive dhe talentit të tyre të jashtëzakonshëm. Ne si komunë zotohemi që fëmijët me këtë sindromë, do të kenë përkrahjen e plotë në çdo aktivitet, pasi që me përkushtimin e tyre dhe intuitën kanë dëshmuar që mund të arrijnë pavarësinë e tyre në aktivitetet e tyre të përditshme”, u shpreh kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …