Kryetari Haliti inspektoi disa projekte të rëndësishme

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar projekte të ndryshme të cilat janë duke u realizuar me një dinamikë të shtuar në lokalitete të ndryshme të kësaj komune. Me këtë rast ai ka parë për së afërmi punimet që po bëhen në rregullimin e argjinaturave me gurë të shtratit të lumit “Morava e Binqës” në qytetin e Vitisë, që ishin dëmtuar për shkak të reshjeve atmosferike. Po ashtu kryetari Haliti, ka vizituar edhe punimet parapërgatitore që po bëhen në asfaltimin e rrugës së “Cernellit”. Në këtë vend ai inspektoi edhe punimet që po bëhen në rregullimin dhe shtruarjen me zhavorr të rrugës afër kodrës së Cernelit. Kryetari Haliti inspektoi edhe punimet që janë duke u bërë në rregullimin e një rruge që do të lidhë mes veti fshatin Gjylekar me Stubëllen e Poshtme, Godenin e deri në fshatin Stubëll e Epërme. Me këtë rast Kryetari Haliti tha se qeveria komunale e Vitisë, pos që po punon në infrastrukturën rrugore për qarkullimin më të lehtë të njerëzve po punon edhe në rregullimin e rrugëve bujqësore për të ju mundësuar bujqve vitias qasjen më të lehtë në parcelat e tyre. Kryetari Haliti me tej shtoj se ata po punojnë edhe në krijimin e një mjedisi të pastër me sa më shumë hapësira gjelbëruese për qytetarët vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet dita e Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji” në Ratkoc

Në kuadër të manifestimeve kulturore e përkujtimore të “Javës së dëshmorëve” në komunën e Rahovecit, …