Kryhet dezinfektimi i hapësira shkollore në shkollat e Ferizajt

Vendosmëria e të parit të Ferizajt, Agim Aliu që nxënësve të shkollave të komunës t’i ofroj kushte më të mira për mësim dhe nivel më të lartë të higjienës në hapësira shkollore ka nisur me aksionin e dezinfektimit që po kryhet në shkollat e Ferizajt. Inspektorati Komunal dhe Drejtoria e Arsimit kanë filluar aksionin e dezinfektimit të hapësirave shkollore të parapara sipas ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse. Deri më tani, ky aksion është kryer në këto shkolla të mesme të Ferizajt: Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit”, ShML Ekonomike “Faik Konica”, ShML e Mjekësisë “Elena Gjika”, ShML Teknike “Pjetër Bogdani”, ShML e Bujqësisë dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”, ShML e Muzikës “Çesk Zadeja”, Gjimnazi i Shkencave Shoqërore-Gjuhësore “Dr. Shaban Hashani” kurse shkollat fillore që janë dezinfektuar gjatë këtij aksioni janë: ShFMU “Gjon Serreçi”, “Jeronim de Rada”, “Tefik Çanga”, “Ahmet Hoxha”, “Ganimete Tërbeshi”, “Vezir Jashari” si dhe Kopshti i Fëmijëve “Engjujt” në Lagjen e Re. Ky aksion që ka për qëllim krijimin e kushteve sa më të përshtatshme të zhvillimit të mësimit duke ngritur nivelin e higjienës dhe mbrojtur nxënësit nga infeksionet e mundshme do të vazhdoj edhe në shkollat e mbetura në qytet si dhe në të gjitha shkollat e fshatrave gjatë këtyre ditëve. Drejtoria Komunale e Arsimit ka marr masat që përkitazi me këtë aksion të mos pengohet procesi mësimor. Pas përfundimit të këtij aksioni do të vijoj edhe deratizimi i hapësirave publike, varësisht nga kërkesat/nevojat që mund të paraqiten gjatë këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …