leoni

Kryetari Haliti ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e përvjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e përvjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë, për këtë ditë të shënuar në kalendarin historik të shtetit të Kosovës. “Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, është dëshmi e vullnetit, përkushtimit dhe përpjekjeve të pareshtura të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, andaj se kjo datë shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës dhe të popullit të saj. Me këtë rast, shprehi mirënjohjen e Institucioneve komunale dhe qytetarëve të komunës së Vitisë, për delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, për vendosmërinë dhe vizionin e treguar me rastin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, në rrugën drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Sinqerisht

Kryetari i komunës së Vitisë

Sokol Haliti

Kontrolloni gjithashtu

692 mijë euro për fasadimin e objekteve të banimit social!

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim me Fondin e Kosovës për …