Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar punimet e rrugëve bujqësore në Buzovik dhe rrugës rurale-bujqësore Buzovik-Lubishtë të cilat krijojnë lehtësira për bujqit dhe qarkullim më të shpejtë midis fshatrave si dhe rritjen e vlerave të pronës. Më këto rrugë po fillon edhe rrumbullakësimi i punimeve në të gjitha rajonet e komunës së Vitisë. Këto do të ndihmojnë qytetarët Vitias që rrisin dhe krijojnë ekonomitë e tyre familjare! Edhe në Skifteraj janë duke u rregulluar rrugët bujqësore por edhe rrugë të tjera siç është rruga Rrustë Sadiku.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
