Kryetari Haliti merre pjesë në takimin e Bordit të Projektit INTERDEV 2

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në takimin e katërt të Bordit të projektit INTERDEV 2. Gjatë këtij ndër tjerash është prezantuar edhe raportit vjetor i progresit të projektit për periudhën janar – dhjetor 2018 si dhe Plani i Punës për vitin 2019 dhe përmbledhjen e vlerësimit afatmesëm. Me këtë rast Kryetari Haliti ka falënderuar përfaqësuesit e projektit INTERDEV 2. “Unë sot përsëri kam kënaqësinë që në emër të Komunës së Vitisë të ju përshëndes të gjithëve që edhe njëherë në takimet e këtij Bordi Drejtues të projektit, në veçanti përshëndes përfaqësuesit e Agjencionit Austriak për Zhvillim (ADA) dhe të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) për sukseset në implementimin e projektit të InTerDev 2 në komunën time”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai tha se në kuadër të këtij projekti në këtë komunë janë realizuar projekte të rëndësishme në interes të qytetarëve të Komunës së Vitisë. Ai shtoj se kjo komunë mbetet e përkushtuar që edhe në vitin 2019 të bashkëpunoj me partnerët e saj me qëllim që projektet të realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …