Kryetari Haliti morri pjesë në takimin me temën “Performanca komunale – vështrim drejt të ardhmes”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në takimin me temën “Performanca komunale – vështrim drejt të ardhmes”. Qëllimi i këtij takimi është të diskutohet performanca komunale, mekanizmi i grantit të performancës, arritjet dhe sfidat. Gjatë këtij takimi kryetarët e komunave kanë diskutuar rreth bashkimit të Grantit të Performancës dhe Fondit Stimulues të MAPL-së. Në këtë takim ishte e paraparë të marrin pjesë kryetarët e të gjitha komunave në Kosovë, përfaqësuesit e donatorëve të Grantit të Performancës dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Pushtetit Lokal të Kosovës. Përndryshe ky takim është mbajtur me ftesën e Projektit për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave (DEMOS) që është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas. Ky projekt promovon dhe mbështet 38 komunat e Kosovës drejt një qeverisje lokale më demokratike dhe një menaxhimi më të mirë komunal. Ndërkaq projekti DEMOS mbështet komunat bazuar në performancën e tyre, duke përdorur grantin e performancës dhe shpeshherë Komuna e Vitisë ka përfituar nga ky grant.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …