Kryetari Haliti ndanë mirënjohje për zjarrfikësit vitias

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim një delegacion të zjarrfikësve vitias në krye me komandantin Hetem Jakupi. Me këtë rast ai i ka dorëzuar Njësisë Profesionale të Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit në Viti (NJPZSH), një mirënjohje për punën e bërë gjatë këtij viti, në veçanti gjatë sezonës së verës, pasi që komuna e Vitisë, ishte ballafaquar me vatrat e zjarrit. Me këtë rast kryetari Haliti, përgëzoj zjarrfikësit vitias. “Përmes kësaj mirënjohje dua ti falënderoj të gjithë zjarrfikësit vitias që gjatë këtij viti, e në veçanti ditëve të fundit kanë qenë të angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit në komunën e Vitisë dhe në mbrojtjen e pasurisë tonë duke rrezikuar edhe jetën e tyre në detyrë. Fatkeqësisht gjatë këtyre intervenimeve kemi pasur edhe të lënduar, më të vërtetë dua të ju falënderoj secilin prej jush për punën tuaj të madhe që keni bërë dhe, dua të ju them se ju jeni heronjtë e këtyre ditëve sikurse i kemi edhe heronjtë tjerë, si personelin mjekësorë që merren me luftën kundër virusit pandemik Covid-19” u shpreh kryetari Haliti. Ndërkaq komandanti i NJZPSH-së në Viti, Hetem Jakupi e çmoj lartë këtë vlerësim të bërë nga kryetari Haliti duke potencuar se gjatë kësaj periudhe kjo njësi ka intervenuar në 148 raste të ndryshme dhe shtoj se fatkeqësisht numri i intervenimeve ka qenë i lartë për këtë periudhë. Ai tha se zjarrfikësit vitias pos që kanë intervenuar në komunën e vet, ata kanë ndihmuar edhe komunat e tjera në raste emergjente, po ashtu ata mbulojnë edhe terrenin në komunën e Kllokotit. Lidhur me mirënjohjen, ai tha se kjo është një motivim shtesë, që ata të vazhdojnë punën e tyre që të intervenojnë në raste të caktuara, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, ashtu siç edhe çdo zjarrfikës është betuar. Kurse, komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, pos përgëzimit për punën e mirë që kanë bërë zjarrfikësit vitias shtoj se ata kanë një bashkëpunim të mirë me ta dhe se do ta vazhdojnë atë edhe në të ardhmen. Punën e zjarrfikësve vitias, e vlerësuan pozitivisht edhe përfaqësuesit e KFOR-it, që ishin pjesë e këtij takimi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …