Norvegjia e ndalon hyrjen në shtetin e saj për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina

Norvegjia e ndalon hyrjen në shtetin e saj për udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina

Shteti norvegjez ka njoftuar se që nga data 16 gusht e vitit 2021, udhëtarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina nuk do të mund të futen në territorin e Norvegjisë. Vendimi është marrë të premten e 13 gushtit dhe ka hyrë në fuqi që nga e hëna e 16 gushtit. Në vendim tregohen saktësisht kategoritë që deri tani lejoheshin të udhëtonin drejt Norvegjisë dhe nga e hëna nuk mund ta bëjnë më një gjë të tillë. “Kategoritë që përfshihen në këtë vendim janë, fëmijët dhe nipat e qytetarëve norvegjezë, prindërit dhe njerkët e fëmijëve të moshës madhore, gjyshërit dhe njerkët e qytetarëve norvegjezë, nipërit dhe stërnipërit e qytetarëve norvegjezë, të dashurit/at e qytetarëve norvegjezë – lidhja e tyre duhet të ketë së paku kohë gjatësi nëntë muajsh dhe palët duhet ta kenë takuar njëri tjetrin paraprakisht”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …