Kryetari Haliti nderohet me mirënjohje në Zvicër nga ansambli “Arbëresha”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është nderuar me mirënjohje nga Ansambli “Arbëresha” dhe atë për përkrahjen e vazhdueshme. Ai këtë mirënjohje e ka pranuar në gala mbrëmjen e 20 vjetorit të këtij ansambli i cili u mbajt ditë më parë në Frauenfeld të Zvicrës. Me këtë rast kryetari Haliti, falënderoj z. Ndue Ukaj nga ky ansambël dhe gjithë anëtarët e saj për këtë mirënjohje. I pari i komunës së Vitisë, i përgëzoj ata edhe për punën që kanë bërë në dy dekada rresht në ruajtjen e vlerave dhe të kulturës shqiptare në mërgim duke i inkurajuar që të vazhdojnë këtë rrugëtim të suksesit.

May be an image of text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …