Më 30 janar 2019 në Junik mbahet Akademi përkujtimore për heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu

27 vjet më parë, më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë, dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë. Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës. Ai ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut, në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.  Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët e parë dhe ndër më të shquarit e  Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të vendit, Urdhrin “Hero i Kosovës”. Rënia në pritë e këtyre tre prijatarëve të lirisë ishte komentuar në mënyra të ndryshme nga politika pacifiste e Kosovës, e cila nuk pranonte realitetin, madje shkonte aq larg sa kërkonte forcat e Interpolit ta gjurmonin rastin, pasi nuk i besonin realitetit, por linin të kuptohej se sulmet kundër policisë serbe i organizonte vetë Serbia për të pasur pretekst në luftën kundër shqiptarëve.

Rënia e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, ishte shkëndija që u përhap me shpejtësi dhe mobilizoi edhe më fuqishëm forcat liridashëse të vendit, të cilat po tregonin gatishmëri për luftë të armatosur kundër pushtimit dhe represionit të përditshëm që ushtronte Serbia e Millosheviq.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …