leoni

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje gazetarët dhe mediumet lokale

Në shenjë falënderimi për punën dhe përkushtimin ndër vite në fushën e informimit publik, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim gazetarët dhe ish-kolegët e tyre që për vite të tëra kanë punuar si korrespondentë, apo edhe gazetar të mediave lokale e rajonale. Duke çmuar lartë angazhimin e tyre në informimin e popullatës para dhe pas luftës, kryetari Haliti theksoi se rol të veçantë në shtetbërje ka luajtur edhe media, si mjet shumë i rëndësishëm për pasqyrimin e ngjarjeve që kanë karakterizuar vendin. “Kam ndjerë obligim të ju ftojë për të ju falënderuar për atë që keni bërë. Ka qenë sakrificë të ushtrohet profesioni i gazetarit, sidomos gjatë kohës së okupimit, por edhe pas luftës, ka qenë privilegj dhe të njëjtën kohë edhe përgjegjësi, të shkruhet për ngjarjet që janë zhvilluar në komunën tonë. U jam mirënjohës për punën që keni bërë dhe ju inkurajoj të vazhdoni përkushtimin për një informim të drejtë, objektiv dhe të paanshëm”, ka thënë Haliti. Në emër të gazetarëve, Aziz Zuka, ka falënderuar Institucionet komunale, e posaçërisht kryetarin e komunës për bashkëpunimin e mirë me mediat. Ai po ashtu ka vlerësuar edhe punën e Zyrës për Informim në ofrim të informacioneve, por edhe në bashkëpunimin e ndërsjellë. Kryetari Haliti, ka ndarë mirënjohje për gazetarët e pranishëm, por edhe për disa të tjera që nuk ishin prezent në këtë takim. Me mirënjohje u nderuan mediumet Televizioni Plus, Radio Zëri i Pozheranit, RTV Iliria, si dhe gazetarët Sherif Ymeri, Aziz Zuka, Ibrahim Sefedini, Agron Abazi, Tefik Salihu, Abide Osmani, Mustafë Mehmeti, Blerina Luzha Muharremi, Selajdin Osmani dhe Irfan Maliqi. Një mirënjohje i’u nda edhe bashkëpunëtorit shumëvjeçar të rrjetit të shpërndarjes “Rilindja”, Diler Miftari.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …