U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politik dhe Financa Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, përfaqësueseve të LMT-së Austriake si dhe përfaqësuesit të OSBE-së Sead Raba, u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa, në Komunën e Rahovecit për vitin 2019. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së,  për mbledhjen e radhës të kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Plotësim-ndryshimit të Vendimit 01 Nr.1025 i datës 29.03.2018, për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa, Raporti vjetor i punë së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2018, Informatë mbi Planin e punës të Kryetarit të komunës dhe qeverisë komunale për vitin 2019,  Raporti vjetor financiar i komunës së Rahovecit për vitin 2018, Informatë nga Plani vjetor i njësisë së auditimit të brendshëm të KK- Rahovec, Shqyrtimi i Planit të veprimit të Rekomandimeve për vitin 2018 nga auditori kombëtar (të jashtëm) dhe Shqyrtimi i Raportit të punës së Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2018. Raportin vjetor të punës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2018, mund ta gjeni në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2019/01/Raporti-vjetor-i-punes-2018.pdf .

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …