Kryetari Haliti në Izrael u prit nga kryetari i Jerusalemit dhe kryetari i Asociacionit të komunave Izraelite

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në vizitën e tij në shtetin Izraelit ka vazhduar të takohet me delegacione të ndryshme të këtij vendi. Me këtë rast ai është takuar edhe me kryetarin e komunës së Jerusalemit z. Moshe Lion dhe kryetarin e Asociacionit të Komunave Izraelite. Gjithashtu kryetari Haliti i shoqëruar me një delegacion të AKK-së është pritur edhe nga presidenti i këtij shteti, Isaac Herzog. Përndryshe kryetari Haliti është duke marrë pjesë në Jerusalem në Konferencën ‘MuniWorld2022’ që pritet të shërbejë si një platformë për ndarjen e vizioneve, metodologjive dhe praktikave më të mira për promovimin e qëndrueshmërisë, fleksibilitetit dhe inovacionit komunal dhe global, që do t’u shërbejë komunave në mbarë botën.

May be an image of 3 people, people standing, suit, indoor and text that says 'JERU THE'

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …