Kryetari Haliti përcolli nga afër punimet që po realizohen në Komunën e Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët përcolli nga afër kryerjen e projekteve infrastrukturore. Ai me këtë rast vizitoi rrugën që lidh fshatrat Ramnishtë-Beguncë-Goden i ri dhe fshatin Binçë. Gjithashtu vizitoi edhe punimet në asfaltimin e rrugës “Rrezja e Lirisë”, si dhe asfaltimin e një segmenti qe lidhet me këtë rrugë. Ai vizitoi edhe punimet ne vazhdimin e segmentit të rrugës që lidh fshatin Lubishtë dhe fshatin Beguncë. Gjithashtu Haliti vizitoi edhe punimet në ndërtimin e urës te lumi Morava qe lidh Kabashin me Vitinë, Beguncën dhe Binçën.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …