Kryetari Haliti po qëndron në Grac të Autrisë, për shkak të përformancës së mirë të tij dhe të komunës

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me ftesë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), po qendron në një vizitë studimore në Grac të Austrisë. Tema diskutimi në kësaj vizitë ishte qeverisja e përgjegjshme gjinore- Praktikat e mira në qytetin e Gracit. Sipas ftesës zyrtare qe ka pranuar kryetari Haliti nga OSBE, ai është përzgjedhur të marrë pjesë pasi si kryetar i komunës  ai  ka shfaqur iniciativa në promovimin e barazisë gjinore në qeverisjen lokale. Gjatë kësaj vizite kryetari Haiti, është pritur në takim ndër tjerash edhe nga kryetarja  e Grazit, Elke Kahr.  Po ashtu në kuadër të vizitës së kryetarit Haliti në shtetin Austriak,  ai  është njoftuar edhe mbi planin e veprimit për barazi “Shtëpia e Grac” por edhe pritet të vizitoj strehimoren e grave dhe Qendrën e Kujdesit  Shëndetësor të Grave e cila është në partneritet  me qytetin e Gracit.  Përndryshe kryetari Haliti tha se komuna të cilën ai e qeverisë gjithmonë i ka dhënë një rëndësi të veçantë respektimit të barazisë gjinore, duke hartuar politika dhe dokumente që respektojnë dhe promovojnë barazinë. Ai tha se nga kjo vizitë do të marrë edhe më shumë njohuri qe të vazhdojnë me provimin e barazisë gjinore në çdo aspekt.

May be an image of 2 people and office

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …