Kryetari Haliti priti në takim gjeneralin e KFOR-it, József Szpisják

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Brigadier General József Szpisják nga KFOR-i. Me këtë rast ai e ka njoftuar atë për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë dhe për bashkëpunimin me KFOR-in, konkretisht me LMT-në e KFOR-it në Viti. Kryetari Haliti tha se vitiasit ju janë mirënjohës të gjithë ushtarëve të KFOR-it për misionin e tyre fisnik që po e bëjnë në këtë komunë. Me këtë rast kryetari Haliti i ndau atij një mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të KFOR-it për komunën e Vitisë. Ndërkaq edhe  gjenerali Szpisják i ndau kryetarit Haliti një dhuratë simbolike me motivet e KFOR-it. Përndryshe pjesë e këtij takimi ishte edhe Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

 

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …