Kryetari Haliti priti në takim KFOR-in amerikan në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti, të përfaqësuar nga togeri Shawn Stachula dhe rreshteri i stafit Ikëan Avilez. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit ushtarak pos që kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, ata kanë shfrytëzuar rastin për ta uruar kryetarin Haliti për vitin e ri 2023, dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, respektin dhe mikpritjen. Togeri Stachula bëri me dije se për shkak të ndërrimit të misionit për të, ai më nuk do të jetë në Viti dhe e njoftoj kryetarin Haliti me rreshterin Avilez, i cili tani do ta zëvendësoj atë. Në shenjë respekti për kontributin e dhënë, kryetari Haliti i ndau një mirënjohje togerit Stachula, duke e vlerësuar lartë kontributin e tij dhe të ushtarëve amerikan në komunën e Vitisë. Ndërkaq, kryetari Haliti tha se ai dhe qeverisja e tij, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me këtë ekip edhe në këtë vit, pasi që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime. Edhe ai urojë atyre fillimin e këtij viti.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …