Kryetari Haliti priti në takim nënkolonelin e KFOR-it nga komanda e lindjes Sean Brady

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim zv. komandantin e komandës se Lindjes, nënkolonel Sean Brady. Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe anëtarët e komitetit për komunitete të Kuvendit Komunal dhe zyrtar te zyrës për komunitete të komunës së Vitisë. Me këtë rast, kryetari Haliti, e njoftoi nënkolonelin Brady për zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, ndërkohë që potencoi edhe bashke jetesën ne mes te komuniteteve që jetojnë në komunën e Vitisë. Gjithashtu, i pari i komunës, falënderoi nënkolonelin e KFOR-it për vizitën si dhe për përkushtimin e KFOR-it në veçanti, për gatishmërinë dhe mbështetjen, por edhe bashkëpunimin me Institucionet komunale. Nënkoloneli Brady, u shpreh i kënaqur me të arriturat e deritanishme dhe  theksoi se komuna e  Vitisë vazhdon të jetë  shembull i bashkëpunimit të mirë në mes komuniteteve dhe bashkësive fetare. Edhe anëtarët e komitetit për komunitete, por edhe nga zyra për komunitete, shprehën falënderim ndaj Institucioneve komunale, konkretisht falënderuan kryetarin Haliti për mbështetjen e vazhdueshme, por edhe bashkëpunimin tejet të shkëlqyer me komunitetet jo shumicë që jetojnë në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …