Kryetari Haliti priti në takim Përfaqësuesin e Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut  Zahir Tanin

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut Zahir Tanin. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti e ka njoftuar atë dhe bashkëpunëtorit e tij lidhur me projektet e ndryshme në komunën e Vitisë që janë realizuar dhe ato që pritet të realizohen në vitin në vijim. Kreu i Komunës së Vitisë ka potencuar se kjo komunë përveç që ka bashkëpunime të mira ndër komunale në nivel vendi ka bashkëpunime edhe në nivel ndërkombëtar. “Komuna e Vitisë ka bashkëpunime të shumta jo vetëm në nivel vendi por edhe në atë ndërkombëtar. Ne kemi bashkëpunim të mirë me Komunën e Kirchhain të Gjermanisë në kuadër të Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm. Gjithashtu kemi bashkëpunim të mirë edhe me Komunën e Likovës dhe Kriva Plankës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit ndërkufitar Cross Border të Bashkimit Evropian”, u shpreh Kryetari Haliti. Ai potencoi se bashkëpunime të tilla ka edhe me Komunën Velika Pisanica dhe me Qytetin e Masonit- Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq Kryetari Haliti e njoftoj z. Tanin me potencialet e shumta që ka komuna e Vitisë për investime por edhe me nevojat. Kurse Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK-ut, z. Zahir Tanin u shpreh se ata janë të njoftuar me punën e mirë që po bëhet në Komunën e Vitisë për të gjithë qytetarët. Ai gjithashtu potencoi se UNMIK-u do të shikoj nevojat të cilat i ka komuna e Vitisë dhe mundësitë për përkrahje. Duke folur mbi çështjen e sigurisë në këtë Komunë, Kryetari Haliti potencoi se siguria në komunën e Vitisë, është e mirë dhe stabile por potencoi nevojën e vendosjes së kamerave në qytet. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, z. Afrim Halili shtoj se gjendja e sigurisë në këtë komunë me të vërtetë është e qetë dhe stabile dhe nuk ka probleme ndër etnike dhe ndër fetare dhe vuri në pah kushtet jo të mira që ka ky stacion policor në objektin e vjetruar. Megjithatë ai shpreson se këto kushte do të përmirësohen sa më parë. Ndërkaq lidhur me propozimin e Kryetarit Haliti që të vendosën kamera të vëzhgimit në qytet ai tha se ato ndikojnë pozitivisht në siguri.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …