Kryetari Haliti u prit në takim nga Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Gjatë këtij takimi është folur për harmoninë ndërfetare dhe ndëretnike, ku kryetari Haliti potencoi se komuna e Vitisë është shembull në këtë drejtim. Gjithashtu u bisedua edhe rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme, ku kryetari Haliti e njoftoi atë për aktivitetet e ndryshme të komunës së Vitisë, ndërsa ata u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin për të ruajtur dhe nxitur bashkëjetesën dhe respektin mes komuniteteve fetare.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shpërndan 47 mekanizma bujqësorë për fermerët, vazhdon mbështetja e sektorit të bujqësisë

Komuna e Vitisë ka shpërndarë 47 pajisje bujqësore për fermerët përfitues, në kuadër të programit …