Kryetari Haliti vizitoi degën e bashkësisë Islame në Viti me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

Në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar zyrën e Bashkësisë Islame dega në Viti, ku u prit nga kryetari i saj Husamedin Hoxha. Kryetari Haliti ka uruar kreun e BI-së dhe gjithë qytetarët e besimit islam për muajin e Ramazanit, duke dëshiruar që ky muaj i shenjt, të shërbej për solidaritet, harmoni e paqe, si dhe të përçoj mesazhin e dashurisë mes njerëzve. Gjithashtu, Haliti shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit dhe mbështetjen që së bashku me degën e Bashkësisë Islame në Viti, të mbështesin familjet në nevojë, që sa më lehtë të kalojnë muajin e Ramazanit. Nga ana tjetër, edhe kryetari i BI-së në Viti Husamedin Hoxha, duke uruar gjithë besimtarët për fillimin e muajit të Ramazanit, ka shprehur falënderim për Institucionet komunale në mbështetje të  vazhdueshme dhe koordinim me institucionin që ai drejton. Gjithashtu, në këtë takim, u bisedua edhe për disa projekte, që mund të realizohen në të ardhmen si projekte të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …