Kryetari Haliti vizitoi punimet në zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës alternative në Smirë dhe të zgjerimit të një ure

Sot në fshatin Smirë të Vitisë, kanë filluar punimet në asfaltimin dhe zgjerimin  segmentit të rrugës alternative të këtij fshati. Gjithashtu është duke u punuar edhe në zgjerimin e një ure. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka përcjellë nga afër këto punime të cilët po realizohen me investime nga buxheti komunal i Vitisë. Banorët e këtij lokaliteti e falënderuan kryetarin Haliti, për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore duke theksuar se ato janë shumë të rëndësishme për ta pasi që sipas tyre ato  lehtësojnë qarkullimin në trafik dhe rrisin  sigurinë. Ndërkaq i pari i Vitisë, theksoj se ata mbesin të përkushtuar të realizojnë projekte në interes të qytetarëve dhe se atë në të gjitha lokalitet dhe në të gjitha fushat.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …