Kryetari Haliti vizitoi punimet në zgjerimin e objektit shkollor në Ramnishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti kanë vizituar sot punimet që po zhvillohen në zgjerimin e objektit shkollor “Ahmet Hajdari” paralelja e ndarë në Ramnishtë.  Kryetari Haliti tha se zgjerimi i këtij objekti shkollor është bërë me qëllim të krijimit të hapësirave për mësimdhënie dhe mësimnxënie. Përndryshe  investimet në këtë shkollë janë mirëpritur nga banorët e fshatrave përreth pasi që mësimet në të i ndjekin nxënës nga fshatrat e ndryshme si Ramnishta, Begunca dhe Potgorci.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …