Kryetari Haliti vizitoi punimet tek qendra e shkollave të mesme

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti,  ka vizituar sot qendrën e shkollave të mesme në Viti, konkretisht punimet në rivitalizimin e tërësishëm të objektit Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës “. Ai aty nga afër përcolli edhe punimet në  ndërtimin e palestrës sportive shkollore të këtij gjimnazi, që po bëhet me financim të komunës por edhe të fushës tjetër sportive prapa objektit të vjetër të shkollës teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti. Me këtë rast kryetari Haliti, tha se institucionet komunale të Vitisë, mbesin të përkushtuar të krijojnë kushte sa më të mira për të rinjtë vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …