Komiteti për komunitete në Ferizaj ka vizituar qendrën sociale në Dubrave

Komiteti për Komunitete në komunën e Ferizajt i kryesuar nga Osmani Emini bashkë më anëtarët e tjerë, ka mbajtur mbledhjen e radhës së këtij komiteti. Ky komitet nga afër ka vizituar qendrën në fshatin Dubrave, me ç’rast janë njoftuar se kjo qendër funksion me katër fusha siç është fusha e edukimit, fusha e shëndetësisë, mirëqenien sociale si dhe fushën kulturore multietnike. Theks i veçantë në këtë takim ju është kushtuar braktisjes së shkollës ku është shumë e theksuar nga komuniteti. Anëtarët e këtij komiteti kanë thënë se këto shqetësime do të barten tek institucionet në mënyrë që t’ju dilet në ndihmë komuniteteve në komunën e Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …