Kryetari Haliti vizitoi Stadiumin e Qytetit, paralajmërohen investime të reja në infrastrukturën sportive

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Stadiumin e Qytetit në Viti, ku nga afër u njoftua me gjendjen aktuale, nevojat dhe prioritetet për investime të reja në këtë hapësirë sportive.

Në këtë vizitë, Kryetari Haliti ishte i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti, drejtori i Shërbimeve Publike, Arton Musliu, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Me këtë rast, Kryetari Haliti theksoi përkushtimin e komunës për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës sportive, duke bërë të ditur se së shpejti priten investime në stadiumet e komunës sonë, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për klubet sportive dhe grupmoshat e ndryshme që zhvillojnë aktivitetet e tyre.

Gjithashtu, në periudhën e ardhshme pritet të nisin procedurat për rregullimin e tribunave të stadiumit KF Vllaznia Pozheran.

Njëkohësisht, janë duke vazhduar punimet edhe në palestrat sportive shkollore në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti, si dhe në Sllatinë të Epërme.

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që përmes investimeve konkrete të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e sportit, aktivitetit fizik dhe përfshirjen e të rinjve në jetën sportive.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …