Kryetari Hashim Thaçi beson se bisedimet në Bruksel kanë pasur efekte të shumta pozitive për Kosovën

Kryetari Hashim Thaçi beson se bisedimet në Bruksel kanë pasur efekte të shumta pozitive për Kosovën

Kryetari, Hashim Thaçi beson se bisedimet në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë pasur efekte të shumta pozitive. Përkushtimet tona janë për normalizimin e gjendjes së plotë edhe në veri të Mitrovicës. Tanimë atje kemi edhe policët e Kosovës, doganierët, administratën, funksionimin e rendit dhe ligjit, për herë të parë kemi organizuar zgjedhje lokale sipas ligjeve të Kosovës, tani ata njerëz që kanë qenë nëpër barrikada punojnë në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës. Mund të them se dialogu në Bruksel e ka pasur efektin e vet të ndryshimit për të mirën e Kosovës, por duhet të bëjmë më tepër, duhet të shkojmë drejtë një marrëveshje më të gjerë politike që do të çonte drejtë një raporti më të mirë ndër fqinjësore të pajtimit dhe bashkëpunimit, ka theksuar kryetari, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Mitrovicë ku ka folur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi, Veriun si dhe për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …