Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Polarizim verbal mes kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është cituar të ketë deklaruar  se ideja e korrigjimit të kufijve tashmë ‘ka vdekur’ dhe u ka shprehur ngushëllime, atyre që kanë pasur pretendime për ndryshim të territoreve, duke aluduar në radhë të parë në deklaratat e kryetarit Hashim Thaçi. Madje ai në  mënyrë cinike ka  shprehur ngushëllime për këtë ide të kufijve, pasi që mendon se ajo tashmë  ka vdekur.

Ndërkohë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka quajtur joserioz dhe të papërgjegjshëm kryeministrin, Ramush Haradinaj. “Një kryeministër serioz nuk flet për luftëra dhe tragjedi, por kujdeset për reforma. Ai ka dështuar ta bëjë në javët dhe muajt e fundit. Nuk jam i shqetësuar për deklaratat populiste. Do të luaj rolin udhëheqës, dhe obligimeve të mia në procesin e dialogut. Unë jam duke udhëhequr negociatat dhe jo kryeministri. Kryeministri mundet dhe ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat për dialogun, është shprehur presidenti Thaçi në një konferencë për medie. Ai ftoi pozitën dhe opozitën të nxjerrin një rezolutë që hap perspektivë. “Çdo rezolutë që respekton ligjet e Kosovës do ta ketë përkrahjen e plotë. Një rezolutë s’mund të dalë mbi Kushtetutën. Ftoj pozitën e opozitën të nxjerrin një rezolutë e cila hap perspektivë dhe marrjen e përgjegjësive”, tha Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …