Kryetari, Hashim Thaçi e ka shpallur të mërkurën, më 27 nëntor 2019, ditë zie në Kosovë

Kryetari, Hashim Thaçi e ka shpallur të mërkurën, më 27 nëntor 2019, ditë zie në Kosovë

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka shpallur të mërkurën, më  27 nëntor 2019, ditë zie në vendin tonë, në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë. “Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Thaçit. Me vendim të presidentit Thaçi, flamujt shtetërorë ulen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …