Kryetari, Hashim Thaçi, ka njoftuar ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e BE-së, në Kosovë, për mandatarin e ri

Kryetari, Hashim Thaçi, ka njoftuar ambasadorët e vendeve të Quintit dhe shefen e BE-së, në Kosovë, për mandatarin e ri

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë dhe ka  diskutuar lidhur me zhvillimet në vend. Në këtë takim ku të pranishëm ishin ambasadori i Amerikës, i Britanisë së Madhe, i Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë. Thaçi  me këtë rast ka falënderuar të gjitha shtetet për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës në përballje me pandeminë e virusit COVID-19 dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat në çdo shtet. Pastaj ka folur edhe për zhvillimet politike dhe kërkesat që ia ka drejtuar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar për të propozuar një kandidat për Kryeministër të Kosovës, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti. “Qytetarët e Kosovës kërkojnë dhe kanë nevojë për një qeveri me mandat të plotë, sidomos në rrethanat emergjente të shkaktuara nga pandemia”, është shprehur Thaçi. Ai ka theksuar  në fund se çdo hap që do të ndërmarrë,  do të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, me praktikat e deritashme dhe me vullnetin e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …