Kryetari Thaçi

Kryetari, Hashim Thaçi, thotë se dhuna politike nuk do të ketë vend në shoqërinë tonë

Kryetari, Hashim Thaçi, përmes një deklarate për medie ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Ai është cituar të ketë thënë se  dhuna politike nuk do të ketë vend në shoqërinë tonë, edhe pse dhuna policore ka qenë dhe ishte mjaft e pranishme ditë më parë  nga policia e Kosovës, në Mushtisht të Therandës. Thaçi ka shtuar me këtë rast se “sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ishte një sulm terrorist dhe kjo formë e veprimit politik është e papranueshme dhe e patolerueshme. I mbështes organet e rendit që të jenë të pakompromis në ndjekjen e të gjithë atyre që cenojnë në çfarëdo forme shtetin e Kosovës. Për punën e tyre, ata meritojnë mirënjohje nga të gjithë ne, ka saktësuar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, PDK-ja kërkon miratimin e tij brenda katër javësh

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e …