KEK
Fillimi / Lajmet / Molliqaj: Propagandë dhe arrestime të montuara si në kohën e UDB-së
Dardan Molliqaj: Është hera e fundit që unë flas për problemet në Lëvizjen Vetëvendosje

Molliqaj: Propagandë dhe arrestime të montuara si në kohën e UDB-së

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, veprimet e virulente të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes,  të cilët arrestuan gjashtë aktivistë të saj, në mesin e tyre edhe zëdhënësin, Frashër Krasniqi, i konsideron si veprime dhe arrestime të montuara politike, njëjtë si në kohën e UDB-së.  Ai thotë se ndihmë të madhe në këto veprime, po japin edhe ata që i shërbejnë regjimit aktual, që udhëheq Kosovën. Dardan Molliqaj, akuzoi me emra ata që zbatojnë urdhrat e pushtetit aktual, totalitar. Ai përkujtoi se Shpend Maxhuni,  drejtor i Policisë së Kosovës, është djali i Enver Maxhunit që ka qenë njëri nga udbashët kryesorë në Kosovë, në kohën e regjimit okupator jugosllav. Molliqaj shtoi se krejt kësaj po i kontribuon edhe RTK-ja  dhe drejtuesit e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons sërish kërkon të raportojë në Komisionin Parlamentar për Legjislacion

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons sërish kërkon të raportojë në Komisionin Parlamentar për Legjislacion

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons edhe njëherë i është drejtuar me shkresë Kuvendit të Kosovës, ...