Brickos

AAK dhe Nisma sot nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion

Haradinaj e Limaj nuk marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ramiz Kelmendi, nëse ftohet edhe Hashim Thaçi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë bërë të ditur  se dy liderët e këtyre subjekteve, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj do të mund të mos marrin pjesë në takimin e thirrur nga deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi, nëse do të jetë i ftuar  edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Në fakt ky takim është menduar të jetë një takim i kryetarëve të partive politike parlamentare, e jo i përfaqësueseve institucionalë. Për më tepër Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, dhe pjesëmarrja e tij në një takim të tillë, do të ishte krejt e panevojshme dhe jofunksionale. Sidoqoftë, në rast se nikoqiri i këtij takimi zoti Kelmendi, ka menduar që ky takim të ketë një format tjetër, në një rast të tillë, pjesë e këtij takimi nuk do të jenë as Ramush Haradinaj e as Fatmir Limaj”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …