Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është cituar të ketë deklaruar se aprovimi i Ligjit të Pagave është domosdoshmëri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është cituar të ketë deklaruar  se aprovimi i Ligjit të Pagave është domosdoshmëri. “Mësimdhënësit, edukatorët, pedagogët, bibliotekistët, administrata e udhëheqja e sektorit arsimor, janë goditur rëndë nga Kurti, e vlera e dëmit të shkaktuar është mbi 31 milionë euro. Më herët kemi paraqitur dëmin e shkaktuar ndaj policëve, shërbyesve civilë dhe personelit shëndetësor, për shkak të neglizhencës së qeverisë. Por, dëmi më i madh nga papërgjegjësia e Qeverisë Kurti i është shkaktuar sektorit të Arsimit”, ka nënvizuar, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …