Gregroy Kehoe: Vonesat nga Zyra e Prokurorit, redaktimet e dëshmitë janë duke i penguar hetimet e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së

Avokat i Hashim Thaçit,  Gregroy Kehoe, ka deklaruar se vonesat nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale sa i përket nxjerrjes së materialeve shfajësuese, por edhe redaktimet e shumta në aktakuzë dhe dëshmitë e dëshmitarëve,  janë duke i penguar hetimet e mbrojtjes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  Hashim Thaçi dhe  krerët UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë nga nëntori i vitit 2020. Kehoe thotë se procesi i nxjerrjes së materialeve shfajësuese, për të cilin mbrojtja disa herë ka kërkuar që të përshpejtohet, është përmirësuar. Nxjerrja e këtyre materialeve parashihet në Rregulloren e Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, ka thënë mes tjerash avokati i Hashim Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …