Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar për një vizitë në Zvicër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar për një vizitë në Zvicër

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar për një vizitë në Zvicër. Ai takoi bashkatdhetarët në Lozanë. Aty u mbajt një tubim,  ku Haradinj tha se diaspora ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e pa rezervë për ekonominë dhe model i suksesit dhe të arriturave. Takimi me bashkatdhetarë, sikur ky në Lozanë të Zvicrës, është emocion i veçantë. Diaspora jonë, ndër vite ka qenë shtyllë e konsolidimit të shtetësisë së vendit, përkrahje e pa rezervë për ekonominë por dhe model i suksesit dhe të arriturave. Krenar kur shoh dhe takoj bashkatdhetarë të zot me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenar me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar identitetin tonë. Gjithmonë mirënjohës për dedikimin e tyre të pakusht ndaj atdheut”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …