Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Uashington, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit nga kryetari i Senatit Amerikan, Chuck Schumer. Në një postim në Twitter, Veliaj shprehet se Schummer është ndihmues i madh për zgjidhjen e problemeve të komunitetit, sidomos për shqiptarët që jetojnë në Nju Jork dhe më gjerë. “Shumë i nderuar takova kryetarin e shumicës në Senatin Amerikan, senatorin Schummer në Capitol Hill. Ai meriton numrin 10 për zgjidhjen e problemeve të komunitetit, sidomos për komunitetin shqiptar në Nju jork dhe më gjerë. Jemi krenarë që e kemi mik të mirë dhe aleat”, shkruan Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës i dhuroi Senatorit Schummer edhe një fanellë të kombëtares shqiptare me numrin 10. Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Ai u prit edhe nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …