Ali Ahmeti në Malësinë e Tetovës: Numri 3 dhe BDI bashkon tetovarët

Ali Ahmeti është ftuar si dëshmitar i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, apo për të bërë avokatin e saj?

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë me dije se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje e ka  pranuar ftesën. “Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time”. “Andaj, ju njoftoj që Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht Prokuroria Speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK-së dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë”. “Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviqit”, ka shkruar Ahmeti, i cili nuk ka treguar se për çfarë dëshmish është fjala, kur dihet mirë se nuk është ftuar për avokat të UÇK-së. Po ashtu është shumë paradoksale kur ky Ali Ahmeti e pranon drejtësinë joselektive të Gjykatës së Hagës dhe i beson asaj edhe pse e di mirëfilli se kjo Gjykatë heton e do të dënojë vetëm pjesëtarët të UÇK-së, kuptohet natyrshëm se ajo nuk do t i dënojë dëshmitarët e mbrojtur  as ata që nuk kanë nevojë të mbrohen.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …