Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim zv.ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli

Pasditen e së mërkurës, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim zëvendësministrin në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli. Temë e diskutimeve në këtë takim ishte funksionalizimi i Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, pako e masave të nivelit lokal dhe qendror për nxitjen e bizneseve të reja nga të rinjtë, startup bizneset, platformat elektronike të transparencës komunale si dhe projekte të tjera që nxisin punësimin e të rinjve. Kryetari Aliu falënderoi për vizitën zv.ministrin Cakolli duke falënderuar edhe njëherë Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për projektin e hapjes së Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj, projekt ky që po realizohet për herë të parë në Komunën e Ferizajt. Në anën tjetër, zv.ministri Cakolli falënderoi Kryetarin Aliu për pritjen dhe bashkëpunimin duke e siguruar këtë të fundit se bashkëpunimi mes Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komunës së Ferizajt do të intensifikohet edhe me projekte të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …