leoni

Taulant Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, ka replikuar me Sali Berishën, lidhur me financimet ruse në PD

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, Sali  Berisha akuzoi socialistët se morën në mbrojtje Lulzim Bashën, ndërkohë, deputeti Taulant  Balla i kujtoi atij se ishte pikërisht  PS-ja  ajo që kallëzoi penalisht ish-kryetarin e PD-së në prokurori, por dosja u mbyll nga një prokuror i cili sot është jashtë sistemit nga vetingu. Balla e ftoi Berishën të denoncojë Lulzim Bashën në prokurori nëse ka prova të reja. Luli është i yti jo i imi Sali. Tani që të doli Luli nga vatha ti thua ju e mbroni, ne që e kallëzuam. Po je burrë Sali çoje Lulin në prokurori, por ti nuk ke qenë asnjëherë burrë”, tha Balla. Më tej Balla i kujtoi Berishës aferën e CEZ-it dhe kërkoi nga SPAK që ta marrë në pyetje, teksa në fund nuk harroi edhe “të uronte” djalin e Berishës, i përfolur për aferën e CEZ, për martesën e tij me Armina Mevlanin. Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një komision në vitin 2016 për një çështje që lidhet me energjinë eklektike dhe në fund të atij komisioni kuvendi ka votuar me 74 vota, përfshirë këtu dhe votën e Ilir Metës, për të kallëzuar penalisht Sali Berishën dhe bandën e tij në qeveri të asaj kohe prej një dëm prej 410 milionë eurosh, tha Balla.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …