Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, akuzon Qeverinë-Kurti për shkelje të shumta të Kushtetutës

Kryetari i Grupit Parlamentar  të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin e partisë për mos respektimin e Kushtetutës së Kosovës.  Ai e akuzoi qeverinë se është antikushtetuese dhe se ka kryer shkelje të mëdha,  duke veçuar kthimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe Ligjit për Pagat. Ai theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e ligjeve janë dëshmi e qartë e mungesës së respektimit të Kushtetutës nga qeveria, dhe shtoi se procedurat e përshpejtuar për miratimin e ligjeve pa përpjekje për konsensus partiak tregojnë për shkelje të rëndë të procesit ligjvënës. Nënkryetari i AAK-së tha se partia e tij shikon këtë ditë si një rast për të ngritur zërin kundër shkeljeve kushtetuese dhe për të mbrojtur integritetin e Kushtetutës dhe institucioneve demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …